Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur sot në banesën e tij në Gjakovë.
Policia ka njoftuar se policia ka shkruar në banesën e tij pas kërkesës së një bashkëpunëtoreje, për verifikimin e situatës shëndetësore të viktimës.
Viktima është gjetur i shtrirë ne krevat, kurse vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse rasti në Polici po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.
“Ne lidhje me rastin janë informuar te gjitha Njësitet Relevante për veprimet e mëtutjeshme ju informojmë me raporte shtese”, njofton policia.