Një ngjarje skandaloze ka ndodhur pas ndeshjes së Europa League Crvena Zvezda – Midtjylland.
Tifozët serb të skuadrës Crvena Zvezda pas humbjes së ekipit të tyre me rezultat 0-1 kanë sulmuar referin Tamás Bognar, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjyqtari hungarez ishte i ashpër në këtë takim duke i dhënë dy kartona të kuq për skuadrën serbe.
Tifozëve nuk u ka pëlqyer ky vendim dhe pas ndeshjes gjyqtari kryesor është sulmuar.
/GazetaBlic Sport/


