Sporti

Befasohet Barcelona, Celta Vigo i ‘rrëmben’ një pikë në minutat e fundit

11/06/2021 18:13
nga:E K

Barcelona ka barazuar Celta Vigos me rezultat 3-3.

Blaugranët ishin në avantazh të thellë në pjesën e parë me rezultat 3-0, por në pjesën e dytë vendasit shënuan tre gola për t’ia rrëmbyer një pikë mysafirëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Për Barcelonën shënuan: Fati, Busquets dhe Depay (5′, 18′ dhe 34′), kurse për Celta Vigon realizuan Aspas (52′, 90+6′) dhe Nolito (74′).

Me këtë barazim Barcelona shkon në kuotën e 17’të pikëve dhe pozicionohet në vendin e 9’të në tabelën e La Liga tetë pikë më pak se lideri Real Sociedad.

/GazetaBlic Sport/