Shefi i kabintetit të presidentes, Blerim Vela, iu është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e deklaroi Vallaqin si pjesë të Serbisë.
Vela, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, ka shpërndarë një hartë e sistemit transmetues të energjisë elektrike përbrenda Kosovës, në të cilën figuron edhe Vallaqi i Gazivodës.
“Zyrtarët e #qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Vallaqi është aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është e Kosovës”, ka shkruar ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi dje se Prishtina po zgjedh momentin nëse dhe kur do ta “pushtojë” nënstacionin e Valaçit, dhe se i lutet të mos e bëjnë këtë.
“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq.
This is the map of the electricity transmission system of the Republic of #Kosovo & its linkages with neighboring countries.#Serbia's gov't officials are spreading false information & threatening to use force as if Vallaq is their asset. It is clear that it's not, its Kosovo's. pic.twitter.com/PVHe37BeGM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 6, 2021