allegri
Sporti

Juventus me një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Fiorentinës

11/06/2021 13:09
nga:Mergim Rreci

Juventusi do të jetë pa portierin e tyre Wojciech Szczesny për ndeshjen e sotme në Serie A kundër Fiorentinës.

Reprezentuesi polak nuk është përfshirë në listën e skuadrës së Massimiliano Allegrit për takimin e sotëm në Allianz Stadium, transmeton GazetaBlic Sport.

Szczesny ka një dëmtim në brinjë, prandaj ai nuk është i disponueshëm për ndeshjen kundër toskanëve.

Moise Kean dhe Mattia De Sciglio janë gjithashtu jashtë fushës për shkak të lëndimeve.

/GazetaBlic Sport/