Sporti

Lëndimi në krahun e majtë, Robert Gjeraj operohet me sukses

11/06/2021 11:02
nga:Mergim Rreci

Para dy ditësh kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj operoi klavikulën e krahut të majtë.

Gjeraj pësoi lëndim në ndeshjen e javës kaluar në Mitrovicë, ndaj Trepçës, për çka para kohe lëshoi fushën dhe i trajtua ne Spitalin e Mitrovicës.

“Falenderoj, klubin dhe shokët e skuadrës që më ngelën prapa gjatë gjithë kësaj kohe.Poashtu, falenderoj dr.Ilir Smajlaj për operimin”, ka thënë kapiteni Gjeraj.

Atij i është vendosur pllakë pas ndërhyrjes dhe sipas mjekut operacioni ishte i suksesëshem.