Sporti

Neymar shumë i tronditur para ndeshjes ndaj Bordeaux, kjo është asryeja e trishtë

11/06/2021 10:46
nga:Mergim Rreci

Një lajm i trishtë tronditi të gjithë Brazilin.

Në një aksident avioni, vdiq këngëtarja e mirënjohur nga ky vend, Marília Mendonça, transmeton GazetaBlic Sport.

Në vitin 2019, Marília e surprizoi Neymarin duke marrë pjesë në festën e ditëlindjes së asit, e cila tërhoqi disa njerëz të famshëm. Asokohe këngëtarja këndoi “Parabéns Pra Você”, duke u shfaqur me një tortë dhe duke surprizuar yllin e PSG-së, situatë e cila u bë virale në rrjetet sociale.

Ai ishte jashtëzakonisht i lidhur me këngëtaren në fjalë dhe ky lajm duket se e ka mërzitur jashtë mase atë.

Pasi u konfirmua vdekja e Marília Mendonça, Neymar u shfaq i tronditur. Ai nuk po beson se ajo nuk po jeton më.

/GazetaBlic Sport/