Një ditë më parë në puntatën e “Për’puthen” u transmetua takimi i Anës me Bledin. Gjatë këtij takimi ajo u shpreh se shpeshherë është ndjerë keq për komentet që ka marrë për gjoksin.
Konkurrenti ia priti duke i thënë se i pëlqejnë femrat e mbushura. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga vajzat e tjera në studio, mes tyre edhe Mikela.
Debati mes vajzave dhe Bledit:
Bledi: Më pëlqejnë vajzat që janë të mbushura në trup, të kesh çfarë të prekësh.
Mikela: Të pëlqejnë femrat agresive, por s’të pëlqejnë femrat e holla.
Bledi: Thashë i pëlqej femrat agresive, por nuk i pëlqej femrat që s’janë të mbushura në trup.
Efi: Po pra të dobëtat, neve nuk na pëlqen, kaq.
Mikela: Po pra këtë doja ta pyesja dhe unë, këtu në studio kush të pëlqen?
Bledi: E kisha në kuptim tjetër, e hollë në kuptimin dërrasë fare, pa forma.
Efi: Unë ashtu jam, gjithsesi s’ka problem.
Bledi: Nuk dukesh ashtu.


