Real Madridi do të kërkojë t’i bëjë tri fitore radhazi në të gjitha garat, në ndeshjen e sotme në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos.
Los Blancos janë aktualisht të dytët në tabelë, një pikë prapa liderit Real Sociedad, ndërsa Rayo zë vendin e gjashtë, pasi ka grumbulluar 20 pikë nga 12 ndeshjet e tyre, transmeton GazetaBlic Sport.
Ndeshja e sotme zhvillohet në ora 21:00 dhe këto pritet të jenë formacionet e kësaj ndeshje.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Vazquez, Benzema, Vinicius.
Rayo Vallecano: Dimitrievski; Balliu, Saveljich, Catena, F Garcia; Ciss, Comesana; Palazon, Trejo, A Garcia; Falcao.
/GazetaBlic Sport/


