Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë konferencës së sotme për medie, prezantoi projektin e tij “Tullëtorja”.
Me këtë rast, Rama tha se është kurioz të shoh se a do të vijë Vitia vetëm në përballjen televizive për Prishtinën, apo do t’i lejohet që ta marrë edhe Kryeministrin me vete.
Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, ka realizuar edhe një video – spot elektoral. Kujtojmë se Albin Kurti, në të kaluarën ka kritikuar ashpër një qasje të tillë, të keqpërdorimit të pozitës së Kryeministrit për qëllime elektorale, me theks të veçantë për zgjedhjet lokale.