Sporti

Lajm i keq për Liverpoolin: Firmino jashtë fushave për një muaj

11/05/2021 18:08
nga:E K

Roberto Firmino u lëndua në ndeshjen e fundit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve të cilën e fitoi përballë Atletico Madrid në Anfield me rezultat 2-0.

Ishte Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, i cili në një deklaratë për departamentin e komunikimit të klubit ka raportuar për dëmtimin e rëndë që ka pësuar braziliani, Firmino, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Liverpoolit, Bobby Firmino u zëvendësua në minutën e 78-të nga Takumi Minamino, për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë.

“Humbja e Bobby Firmino është një goditje e madhe. E dinim që ishte një dëmtim i rëndë, por ai pritet të mungojë për disa javë”, tha trajneri gjerman.

/GazetaBlic Sport./