Kreu aktual dhe kandidati i AAK-së për një tjetër mandat në krye të Gjakovës, Ardian Gjini sot ka takuar njërin prej orëtarëve më të vjetër të qytetit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gjini tha se bizneset e vogla do të jetë prioritet i tij, pasi edhe kulturashin i japin shije komunës që ai drejton, përcjell GazetaBlic.
” Orëtari Imer Neziri është një tjetër figurë që i jep bukuri dhe origjinalitet Gjakovës. 67-vjeçari, baca Imer, është një prej orëtarëve më të vjetër të qytetit, i cili e ka trashëguar nga xhaxhallarët e babait e tij këtë zanat të cilin e ushtron edhe sot”, ka shkruar mes tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
/GazetaBlic/