Sporti

Tottenham pas yllit të Juventusit

11/05/2021 20:19
nga:E K

Sipas raportimeve të ndryshme të mediave italiane, e ardhmja e 23-vjeçarit Weston McKennie te Juventus është një çështje e hapur, pasi Tottenhami dëshiron të sigurojë shërbimet e mesfushorit.

Skuadra e Juventusit është e gatshme të negociojë për amerikanin për një çmim që sillet rreth 20 milionë euro, pasi lojtari kishte ulur të ardhurat në fillim të kampionatit dhe kishte shkelur dy herë rregullat e izolimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Fillimisht ai u kap në një festë në shtëpinë e Arthurit me Dybala dhe më pas dy u përjashtuan nga kombëtarja për shkelje të protokollit Covid-19.

Juventus poashtu po kërkon rikthimin e Pogbas dhe kjo mund ta bëj më të lehtë për Spurs në mënyrë që të sigurojë shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/