Sporti

Xavi përlotet duke i përshëndetur stafin e Al-Saad, së shpejti te Barcelona

11/05/2021 16:33
nga:E K

Xavi Hernandez do të jetë trajner i ri i skuadrës së Barcelonës.

Ish klubi i tij, Al Saad e ka konfirmuar se klauzola e tij e largimit është paguar dhe se ai do të jetë trajner i ri i Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai do të zyrtarizohet tek Barcelona në orët në vijim.

Xavi është parë tani duke i dhënë përshëndetjet e fundit stafit dhe lojtarëve të Al-Saad, ish mesfushori spanjoll nuk arriti t’i përmbajë lotët teksa u tha lamtumirë ish bashkëpuntorëve të tij.