Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë, Aferdita Spahiu Shllaku, përmes një komunikate dërguar mediave ka dhënë detaje shtesë nga vjedhja e naftës.
Tutje, ajo ka ftuar palët që mos ta politizojnë rastin, teksa ka thënë se autoritetet tashmë po merren me rastin respektiv, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe komunikata e plotë.
Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, më datë 25 Tetor 2021, ka pranuar kërkesë nga menaxhmenti i QKMF-së për furnizim me naftë – ngrohje për 10 Qendra të Mjekësisë Familjare, konkretisht për 15 mijë litra.
Më datë 27 Tetor 2021, nga Kompania e kontraktuar për furnizim me naftë – ngrohje, është kryer furnizimi për 9 Qendra të Mjekësisë Familjare (vetëm objekti i vjetër nuk është furnizuar në këtë datë).
Më datë 1 Nëntor 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Brekoc, është vërejtur nga stafi shëndetësor që ngrohja nuk funksionon, rrjedhimisht kanë vijuar me njoftimin e punëtorëve teknik ku është konstatuar se nuk ka naftë dhe pastaj është njoftuar Stacioni Policor në Gjakovë.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit tashmë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast dhe ne presim që sa më shpejtë të dalin në pah përgjegjësit.
Politizimi i paarsyeshëm i cështjes në fjalë, nuk i’u ndihmon politikave për të cilat pretendojnë të garojnë në Gjakovë.
Janë organet kompetente, ato që duhet të hetojnë dhe vërtetojnë cdo informacion.
/GazetaBlic/


