Sporti

Ole Gunnar Solskjaer: Ronaldo është profesionist i vërtetë, si mund të ketë komente negative ndaj tij?

11/05/2021 15:56
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, mbrojti sërish transferimin e Cristiano Ronaldos.

Ai tha se mënyra se si Ronaldo sille dhe shënon është një tregues i qartë i punës që bën, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mënyra se si Ronaldo sillet, shënon gola, punon për skuadrën… Ai është një profesionist i lartë, top! Si mund të thuash se është diçka negative? Sinqerisht nuk e kuptoj”, u deklarua trajneri norvegjez i djajve të kuq, në një konferencë për shtyp.

Ai tha poashtu se pret një ndeshje të vështirë ndaj Manchester Cityt.

/GazetaBlic Sport/