Sporti

Ëndrra e Gutit ishte të bëhej trajner, në Paraguaj i japin detyrën e re

11/06/2021 08:11
nga:Mergim Rreci

José María Gutiérrez, i njohur shkurt Guti, duhet të presë për t’u ulur në stolin e një skuadre futbolli.

Për momentin, ish-futbollisti i Realit të Madridit, ka nënshkruar parakontratë me klubin Cerro Porteño në Paraguaj, ku do të marrë rolin e drejtorit sportive.

Në fakt, njoftimi është bërë nga Julio Ullón, kandidat në zgjedhjet presidenciale të klubit. Pra, nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet, Guti do të marrë menjëherë postin e drejtorit teknik.

“Ne kemi nënshkruar tashmë një parakontratë,” – shpjegoi Ullón në rrjetet sociale. – “Historia e tij sportive është plot lavdi. Guti do të jetë drejtori ynë i ardhshëm sportiv nga janari”.