Lajme

Keqpërdorën votat e kandidatëve për kryetarë e atyre për asamble – suspendohen komisionerët që ndikuan në rezultat zgjedhor

11/05/2021 15:17
nga:M K

Janë përjashtuar komisionerët që kanë keqpërdorur detyrën.

Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, përcjell GazetaBlic.

Elshani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ata komisionerë që kanë ndikuar në rezultat zgjedhor, pra që kanë pasur një votë dallim te kandidati për kryetar dhe tre vota dallim te këshilltarët komunalë, janë larguar dhe nuk do të angazhohen më.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/