Lajme

Babai i Astriti Deharit kërkon nga prokuroria që sa më shpejt të zbardhë rastin e djalit të tij

11/05/2021 11:04
nga:N M

Babai i Astrit Deharit, Avniu, ka kërkuar nga prokuroria që sa më shpejt të zbardhë rastin e vdekjes së djalit të tij, i cili vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit.

Pas homazheve tek varri në fshatin Zllatar bashkë me Kurtin, Konjufcën, Vitinë dhe qytetarë të shumtë, ai falënderoi të gjithë të pranishmit që morrën pjesë në përvjetorin e pestë të vrasjes së Astritit.

“Dua t’i falënderoj të gjithë të pranishmit që kanë ardhur, njëherësh mund t’i drejtohem prokurorisë në emër të familjes dhe qytetarëve që të mos i zvarrisin rastet siç i kanë zvarritur deri tash dhe të zbardhin sa më shpejt këtë rast dhe të gjitha rastet që duhen zbardhu në Kosovë”, tha ai.

PZAP nis hetimet në QNR, 352 ankesa nga kandidatët për Asamble