Lajme

PZAP nis hetimet në QNR, 352 ankesa nga kandidatët për Asamble

11/05/2021 10:46
nga:N M

Plotë 352 ankesa janë paraqitur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga kandidatët për Kuvende Komunale.

Kandidatët ankues u takojnë pothuajse të gjitha subjekteve politike dhe ankesat e tyre kundërshtojnë rezultatin përfundimtar të shpallur nga KQZ-ja me 3 nëntor.

Gazeta Blic mëson se pas këtyre ankesave që ka pranuar PZAP, ky institucion ka dërguar ekipet hetuese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve me qëllim të hetimit të vendvotimeve para se të marrë vendim.

A pritet të ketë VV-ja në Podujevë koalicion me ndonjë subjekt politik para balotazhit- Flet Shpejtim Bulliqi!