Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e Rrugës së Prishtinës për mbështetjen e jashtëzakonshme, në rikthimin e madh të LDK-së.
Haziri ka thënë se kjo mbështetje i bën krenarë dhe më të përgjegjshëm në punë.
“Faleminderit qytetarëve të Rrugës së Prishtinës për mbështetjen në rikthimin e madh të LDK-së. Kjo mbështetje na bënë krenarë dhe më të përgjegjshëm në punë. Damarin kryesor të rrugës shtatë kilometërshe nga Gjilani e deri të Gllama e Bresalcit, do ta finalizojmë në vitin e ardhshëm dhe në këtë mënyrë kjo pjesë do të marrë pamje tjetër dhe do të jetë mundësi e madhe për forcimin e komunitetit të biznesit. Ju falmënderit për besim. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë ai.