Banorët VIP të shtëpisë së famshme janë përfshirë në një lojë, ku lidhej me sinqeritetin.
Gjatë kësaj loje ku u dhanë përgjigje të ndryshme, banorët vendosën që konkurrentin më të ri, Iglin, ta provokonin me një propozim shumë interesant profesional.
“Sa do të ishte pagesa që ti të pranojë të pozoje nudo për një revistë”,- e pyeti Einxhel.
Përgjigja e aktorit të njohur erdhi e qartë, e shpejtë dhe shumë e sigurt: “Për asnjë kacidhe, nuk ka asnjë motivim për mua. Nuk do të pranoja ta bëja kurrë”.

Mirëpo afterparty.al iu kujton se Igli këtë gjë e ka bërë më parë skenë në dramën “Equus”, vepër e autorit Petter Shaffer. Ai u shafaq nudo përpara publikut dhe suksesi i kësaj shfaqjeje ishte i jashtëzakonshëm.

Igli asokohe u shpreh së përveçse në skenë nuk ka dalë askund tjetër nudo dhe se nuk beson se do e bëjë ndonjëherë. Si duket edhe në lojë për këtë e kishte: “Kurrë nudo veç skenës!”/afterparty.al


