Dries Mertens shënoi gol në fitoren e Napolit me rezultat 1-4 ndaj Legias.
Për belgun ky gol ishte i veçantë pasi festën e bëri me top nën fanellë duke ia dedikuar golin fëmijës së tij që do të vie shpejtë në jetë, shkruan GazetaBlic Sport.
Mertens zbuloi se kishte një dëshirë të flaktë të shënonte në mënyrë që të festonte atësinë e tij.
“Nuk ishte e lehtë sot, pasi ata luajtën mirë dhe ne bëmë disa gabime, pastaj goditëm traversën dhe patëm disa raste, por në fund arritëm të shënonim”, tha Mertens për Sky Sport Italia.
“Ka kaluar shumë kohë që nuk kam shënuar dhe ky gol ishte i veçantë pasi festova lajmin se gruaja ime Kat dhe unë do bëhemi prindër”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


