Sporti

Ankohet Mourinho: Nuk u akorduan dy penallti për ne, ka pak referë në Conference League!

11/04/2021 23:34
nga:Lorik J

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, foli për SKY pas barazimit 2-2 ndaj Bodo Glimt.

Skuadra e tij nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Bodo Glimt në Conference League, por Mourinho beson se dy penallti nuk u akorduan për ekipin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Një rezultat i ngushtë? Mendoj se po, nuk bëmë një lojë të mirë, kemi bërë shumë gabime nga pikëpamja teknike. Edhe në fazën e parë të ndërtimit”, tha fillimisht ai.

“Dy penalltitë janë shumë të qarta, njerëzit mund të flasin për atë që duan. Por rezultati është 2-2, dy goditje, dy gola, por dy penallti të pastra të mos dhëna për ne. Arbitri është i qetë, ndoshta ka pak referë në Ligën e Konferencës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport