Sporti

Hidhet shorti i UEFA’s, Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë në grupmoshat U19

11/04/2021 19:31
nga:Lorik J

Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë nikoqire e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2022, për grupmoshën U19.

Të udhëhequrit e Armando Cungut janë në Grupin 7, bashkë me Francën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Të gjitha duelet e këtij grupi do të zhvillohen prej 10 deri më 16 nëntor.

Shqipëria U19, ndeshjen e parë do ta luajë më 10 nëntor kundër Francës në orën 14:00 në stadiumin “Egnatia” në Rrogozhinë. Tre ditë më vonë do të ballafaqohen me Serbinë e kësaj grupmoshe në “Elbasan Arena” në orën 12:00, kurse dueli i fundit i “kuqezinjve” të rinj do të jetë kundër Maqedonisë së Veriut më 16 nëntor, në “Elbasan Arena” po ashtu, në orën 16:00.

Pesë nga 13-të grupe veçse kanë përfunduar, ndërsa të mbeturat do të luhen në mesin e muajit nëntor si vazhdimësi e garës e cila u anulua sezonin e kaluar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Dy skuadrat më të mirë të grupit kalojnë në raundin elitar.