Kriza ekonomike e Barcelonës vazhdon të jetë e thellë.
Së fundmi klubi spanjoll ka kërkuar nga lojtari brazilian, Philippe Coutinho, shkurtimin e pagës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Coutinho tashmë është lojtari më i paguar te Barcelona pas largimit të Messit dhe Griezmann.
‘Mundo Deportivo’ raporton se katalunasit i kanë kërkuar Coutinhos zvogëlim të pagës, por ky i fundit thuhet se nuk ka pranuar.
Gjiganti spanjoll tani do të mendojë seriozisht shitjen e Coutinhos në merkaton e dimrit, edhe është Newcastle klubi më i interesuar për shërbimet e tij.
/GazetaBlic Sport/


