Lajme

Rama ‘thumbon’ Kurtin nga Beogradi: Unë s’kam degë të PS-së në Kosovë

11/04/2021 16:33
nga:M K

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka “thumbuar” homologun e tij Kosovar, Albin Kurti, në lidhje me aktivitetet e këtij të fundit në Shqipëri gjatë zgjedhjeve parlamentare atje.

Rama sot ka thënë se Partia Socialiste nuk ka degë në Kosovë, rrjedhimisht pra nuk është subjekt elektoral në Kosovë.

“Ne kemi me Kosovën një marrëdhënie komplet speciale që nuk varet as nga “open” e as “close”Ballkan. Do të bëjmë çmos që do ta kemi sa më cilësore këtë marrëdhënie, por tjetër është marrëdhënia bilaterales mes dy ekonomive të vogla, dhe tjetër një ndërveprim multirateral në një hapësirë shumë më të madhe.

Është komplet gjë tjetër. Unë nuk bëj asnjë përpjekje për të imponuar. Është vendimi sovran i atyre që kanë marrë votën e kanë mandatin për të vendosur në Kosovë. Nuk është përgjjegjësia e as e drejta ime për të ndërhyrë. Aq më tepër që ju e dini që unë nuk kam një degë të PS-së në Kosovë. Nuk jam subjekt elektoral në Kosovë”, ka thënë Rama.

Sa i përket “Open Ballkan”, Rama ka paralajmëruar se me refuzimin e saj, Kosova mund të mbes e vetme dhe se po e humb në ndonëse e ka fituar luftën.

“Nëse duam vërtetë që të bëjmë Serbinë të kërkojmë falje duhet të kemi një strategji dhe duhet të kuptojmë se si shkohet deri tek njohja dhe më pas falja. E jo ti biem këmbës o kështu si them unë o s’ka se në këtë botë mbetesh vetëm. Dhe në paqe o kështu o s’ka nuk funksionon. Në luftë po. O kështu si them unë s’ka merr pushkën o ti ose ai.

Por Kosova e fitoi luftën dhe Serbia e ka humbur luftën. Tani Kosova po humbet paqen, ky është fakt i dhimbshëm por i vërtetë. Pastaj kush është zgjidhja?! Edi Rama është tradhëtar! Ok! Nëse kjo e lehtëson ekonominë dhe zgjidh çështjen e Kosovës jam gati të pranoj dhe ta mbaj këtë damkë me nder të madh nëse çështja zgjidhet duke thënë që Edi Rama është tradhëtar”, ka thënë Rama.