Sporti

Befason trajneri i Leipzig: Dukej sikur gjyqtari donte një autograf nga Neymar pas ndeshjes

11/04/2021 15:42
nga:Mergim Rreci

Ndeshja e së mërkurës, RB Leipzig-PSG (2-2) përfundoi me polemika, me gjermanët që barazuan në penallti 90+2.

Por trajneri i RB Leipzig, Jesse Marsch nuk e kurseu gjyqtarin, Andreas Ekberg, përcjell GazetaBlic Sport.

“Isha i zemëruar me paraqitjen e arbitrit që në minutën e parë. Gjithmonë i sheh klubet e mëdha të respektohen nga arbitrat, në dëm të atyre më të vegjëlve. Ajo që ndryshon është se ndonjëherë nuk mund t’i fsheh emocionet e mia. Duhet të bëjmë gjithçka që të kemi pak respekt. Në periudha të ndryshme, dukej sikur arbitri donte një autograf nga Neymar pas ndeshjes. Natyrisht, ishte mirë të kishim Mbappé, Neymar dhe Di María këtu në Leipzig, por le të kemi një lojë normale ku mund të themi ‘ishte e drejtë’. Edhe penalltia e dytë, që ishte e qartë, duhej të konfirmohej në VAR”, kritikoi Marsch për kanalin DAZN.

“Ne luajtëm mirë që nga fillimi dhe ishim më të mirë, por morëm vetëm një pikë,” u ankua ai.

/GazetaBlic Sport/