Sporti

Serie A: Stefano Pioli e fiton çmimin e më të mirit për muajin tetor

11/04/2021 13:45
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shpallur trajneri i muajit në Serie A për muajin tetor 2021, pas pesë fitoreve në pesë ndeshje.

Kuqezinjtë, të cilët ende nuk kanë fituar në Ligën e Kampionëve, janë të parët me Napolin pas 10 fitoreve në 11 ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Pioli shënoi pesë fitore në pesë ndeshje dhe Lega Serie A e ka shpallur trajnerin më të mirë të muajit të fundit.

Milani aktualisht po përgatitet për Derby della Madonnina kundër Interit dhe shpreson ta fillojë muajin e ri me një tjetër fitore kundër rivalëve të tyre.

/GazetaBlic Sport/