Sporti

Përfundojnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, këto janë të gjitha rezultatet

11/03/2021 22:58
nga:Lorik J

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në Ligën e Kampionëve.

Në kuadër të ditës së sotme u zhvilluan gjashtë ndeshje nga ora 21:00 në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme ishte ajo mes Liverpoolit dhe Atl Madridit, që përfundoi me fitoren e anglezëve me rezultatin 2-0, me golat e Jota dhe Mane.

Në Gjermani, Ajax fitoi ndaj Dortmundit me rezultatin 1:3. Vendasit luajtën për një orë me një lojtar më pak, pasi Hummels u ndëshkua me të kuq. Reus shënoi fillimisht për Dortmund, kurse Tadic, Haller e Klaasen përmbysën rezultatin.

Inter fitoi ndaj Sheriff Tiraspol me rezultatin e thellë 1-3. Klubi italian triumfoi pastër me golat e Brozovic, Skriniar dhe Sanchez.

Në Angli, Manchester City shkatërroi Club Brruge duke fituar me rezultatin 4-1. Foden, Mahrez, Jesus, Sterling shënuan për Cityn në këtë duel.

Befasia e madhe ishte në Gjermani, ku Leipzig ndali PSG’së. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2.

Nkuku shënoi fillimisht, kurse dy golat e Wijnaldum e çuan në avantazh PSG’në. Krejt në fund, Leipzig barazoi me Szoboszlai nga penalltia.

Ja rezultatet: