Sporti

Milan mund të eliminohet sonte nga Liga e Kampionëve, kjo është situata

11/03/2021 20:55
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit mund të eliminohet sonte nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Milan ka arritur të marrë vetëm një pikë, atë të fituar sonte ndaj Portos në barazimin 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ecurisë negative, Milan sonte mund të përshëndetet me Champions.

Në rast se Atletico Madrid fiton sonte ndaj Liverpoolit në “Anfield”, atëherë Milani do të eliminohet edhe zyrtarisht nga kompeticioni më i madh në Evropë.

/GazetaBlic Sport