Showtime

Stresi rrëfen momentin më të rrezikshëm në karrierën e tij

11/03/2021 14:13
nga:Genita C

Stresi është rikthyer në Shqipëri pas 9 muajve qëndrimi në Londër.

Reperi i njohur ka nisur menjëherë me mbrëmjet muzikore dhe paraqitjet televizive duke rrëfyer gjëra interesante nga periudha e shkëputjes e jo vetëm.

Së fundmi në “E diell” ai u pyet për momentin më të pazakontë në skenë dhe Stresi zbuloi një rast që ishte edhe më i rrezikshmi.

Ai tregoi se gjatë një koncerti në Maqedoni sapo kishte hipur mbi skenë e kishte kapur korenti dhe lëvizjet që kishte bërë publiku kishte menduar se ishin pjesë e performancës.