Sporti

Unai Emery merr vendim për ofertën e Newcastle United

11/03/2021 12:23
nga:Mergim Rreci

Drejtuesit e Newcastle United kërkonin që Unai Emery të ishte trajner i ri tek kjo skuadër, por tani duket se shefi i Villarrealit do të refuzojë ofertën e tyre për të qëndruar në Spanjë.

Një sërë faktorësh duket se e kanë shtyrë Emery-n të refuzojë ofertën e një prej klubeve më të pasura në futboll, me mungesën e vizionit të qartë nga pronarët e rinj të Newcastle-it që është pika kyçe e pengesës për trajnerin spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kishte mungesë të një vizioni të qartë nga klubi. Unë nuk shoh që kjo lëvizje të ndodhë tani këtë sezon,” tha eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague. BBC.