Lajme

Policia konfiskon një sasi barnash të kontrabanduara në Zhegër

11/03/2021 11:31
nga:Y I

Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, mbrëmë rreth orës 21:10, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë identifikuar një automjet (furgon), si të dyshuar për kontrabandim me mallra.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.

“Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante”thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë: