Dyshja shumë e dashur nga publiku, Ledri Vula dhe Tayna, kanë bashkuar forcat përsëri për një projekt.
Ata kanë konfirmuar këtë bashkëpunim përmes disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.

Duke postuar disa imazhe nga prapaskenat ata nuk kanë dhënë më shumë detaje por fansat mezi e presin.

Kujtojmë se, Ledri Vula dhe Tayna me këngën e tyre të parë “A je” patën një sukses të madh./GazetaBlic/


