Sporti

Triumfuan ndaj Zenitit, ja se si i shpërblen Allegri futbollistët e tij

11/03/2021 08:21
nga:Mergim Rreci

Duke kaluar një kohë të vështirë për sa i përket rezultateve (dy humbje dhe një barazim), lojtarët e Juventusit u detyruan të qëndronin në hotelin e klubit, ngjitur me qendrën stërvitore para ndeshjes kundër Zenit.

Një ndëshkim nga Allegri për të detyruar lojtarët të reflektojnë mbi performancën e tyre të fundit në ligë, transmeton GazetaBlic Sport.

Një dënim që duket se ka funksionuar. Juventusi fitoi ndaj Zenitit (4-2) dhe pikërisht për këtë arsye lojtarët u shpërblyen, duke u lejuar të shkojnë një natë në shtëpi.

Versioni i portalit Goal zbulon se Allegri ka autorizuar skuadrën të kthehet në shtëpitë e tyre përkatëse, me një rikthimi të ri të planifikuar për të enjten, për të përgatitur ndeshjen kundër Fiorentinës. Mbetet për t’u parë nëse rezultati do të jetë i njëjtë.

/GazetaBlic Sport/