Sporti

Solskjaer: Cristiano për ne është si Michael Jordan për Chicago Bulls

11/02/2021 23:42
nga:Lorik J

Manchester United ka arritur barazimin ndaj Atalantas me golin e Ronaldos në minutat e fundit.

Atalanta dhe Manchester United luajtën baras në Bergamo me rezultatin 2:2, ku Ronaldo shënoi dy herë për ‘Djajtë e Kuq’, kurse Ilicic dhe Zapata shënuan për vendasit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Ole Gunnar Solskjaer lavdëroi Ronaldos, duke thënë se ai për Unitedin është si Michael Jordan për Chigaco Bulls.

“Cristiano për ne është si Michael Jordan për Chicago Bulls. Askush nuk mund të vërë në dyshim karakterin e këtyre lojtarëve. Ata thjesht nuk dorëzohen dhe nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të ecin. Na u desh të bënim disa ndryshime dhe ato funksionuan”, tha Solskjaer.

“Ju nuk planifikoni të pranoni gola, mendova se goli i dytë i Atalantas ishte jashtë loje, zakonisht ai moment do ta shpëtonte këtë ndeshje. Atmosfera ishte elektrike, shumë fizike dhe e vështirë për t’u luajtur”, përfundoi Solskjaer.

/GazetaBlic Sport