Sporti

Nuk u pa në TV, ky ishte gjesti i Ronaldos në drejtim të tifozëve të Atalantas pas përfundimit të ndeshjes

11/02/2021 23:14
nga:Lorik J

CR7 ishte heroi i Manchester United edhe njëherë.

Ylli portugez shënoi ndaj Atalantas në minutat e fundit të duelit të Ligës së Kampionëve për të barazuar rezultatin në 2-2 dhe për të shmangur humbjen turpëruese në Itali për ekipin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas dy golave të realizuar, Ronaldo dukej mjaft i lumtur dhe bëri një gjest interesant teksa shkoi në dhomat e zhveshjes.

Sipas gazetarit, Brad Cox, Cristiano Ronaldo përshëndeti dhe ia dërgoi një puthje ultrasve të Atalantës teksa po ecte për në dhomat e zhveshjes.

E gjithë kjo erdhi pasi ata fishkëllyen lojtarin gjatë tërë ndeshjes…

/GazetaBlic Sport