Lajme

Latifi kujton Zhitinë dhe Fazliun: Heronjtë janë flamurtarët që na prijnë në rrugën tonë përpara

11/02/2021 20:26
nga:Q R

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kujtuar dy heronjtë Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, të cilët ishin vrarë në këtë datë 32 vjet më parë në një përleshje me forcat serbe.

Latifi përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se heronjtë janë flamurtarët që na prijnë në rrugën tonë përpara.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryetarin Ramush Haradinaj dhe bashkëveprimtarë e familjarë, sot në 32 vjetorin e rënies heroike, nderuam kujtimin për heronjtë e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun.
Heronjtë janë flamurtarët që na prijnë në rrugën tonë përpara, për të ecur si një trup i vetëm e të bashkuar në qëllimin e madh që kemi para vetes, për ta lartësuar çdo ditë me punë të mira, kombin dhe atdheun tonë.
I përjetshëm është kujtimi për Fahri Fazliun dhe Afrim Zhitinë!
Lavdi për jetë e mot veprës atdhetare të tyre!
SL

Konjufca kujton Zhitinë dhe Fazliun: Të bindur se pa pushkë nuk vjen liria, ishin shkëndija e parë e UÇK-së