Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për trajnerin e ri të Tottenham, Antonio Conte.
Trajneri spanjoll tha disa fjalë të bukura për ish-trajnerin e Interit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Karriera e tij flet vetë: ai ka qenë i suksesshëm kudo. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Club Brugge.
Të dy do të ndeshen sërish në kampionatin anglez duke pasur parasysh ardhjen e Conte në pankinën e Spurs.
/GazetaBlic Sport


