Roma u sanksionua për thirrjet diskriminuese kundër Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie.
Tifozët ‘Ultras’ të Romës do të jenë të suspenduar dhe pjesa jugore e Olimpicos do të jetë e zbrazët, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo është kumtesa e plotë për shtyp:
Duke pasur parasysh se gjatë ndeshjes u kënduan thirrje fyese dhe diskriminuese racore ndaj dy futbollistëve të Milanos; duke marrë parasysh, veçanërisht, se në dhjetë minutat e para të pjesës së dytë nga Curva Sud, i zotëruar nga tifozët e Roma, disa herë janë kënduar kore raciste në adresë të futbollistit Zlatan Ibrahimovic, gjithashtu duke pasur parasysh se bashkëpunëtorët e Prokurorisë Federale raportuan në raportin e tyre se, në minutën e 35 të pjesës së dytë, “të gjithë tifozët e Curva Sud në Romë (100%)” kënduan kore të diskriminimit racor kundër futbollistit Franck Kessie, dhe, se për këtë arsye, Roma detyrohet për të luajtur një ndeshje me sektorin e quajtur “Curva Sud” pa spektatorë”, shkruhet në njoftim.
/GazetBlic Sport


