Lajme

Një muaj paraburgim për djalin e kryetarit të Junikut, i dyshuar për manipulim votash

11/02/2021 16:10
nga:M K

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Flamur Kuçit, djalit të kryetarit të Junikut, Agron Kuçit.

Lajmin e ka zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar pyetjes tuaj, mund të ju konfirmoj që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, deklaroi Gashi për Telegrafin.

Kjo masë do t’i llogaritet deri më 30 nëntor.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor.