Antonio Conte do të fitojë pothuajse 1 milion euro në muaj në Tottenham.
Conte mbërriti në Londër të hënën dhe ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2023 me Tottenham, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai do të marrë rreth 18 milionë euro gjatë qëndrimit të tij në klub, pra gati 1 milionë euro në muaj.
Conte është i lumtur që kthehet në Angli, ku kaloi dy vjet në krye të Chelseat midis 2016 dhe 2018.
Spurs presin Vitessen në një ndeshje të fazës së grupeve të Konferencës të enjten, por debutimi i Conte mund të shtyhet për të dielën, më 7 nëntor, kur gjigantët e Premierligës vizitojnë Evertonin.
/GazetaBlic Sport/


