Showtime

Fansat ia urojnë fejesën me Adrola Dushin, flet Capital T

11/02/2021 14:26
nga:Genita C

Sot në faqen zyrtare të Capital T-së në Facebook, është ripostuar fotografi krah modeles shqiptare Adrola Dushi, e cila gjatë verës së kaluar ishte pjesë e një klipi të tij.

Fansat menjëherë e uruan për fejesë me të, duke i uruar më të mirat çiftit.

Pas komenteve të shumta, reperi u përgjigj duke iu treguar se ka qenë stafi i tij i cili ka postuar këtë imazh për ta rikthyer këngën.

“kur t’fejona pernime ma boni perhajr ? , kjo foto u postu nga stafi im cilt e menaxhojn faqen time ju faleminderit”, shkroi reperi.