Sporti

Pioli premton ndryshim të formës së Milanit që nga ndeshja e nesërme në Ligën e Kampionëve

11/02/2021 13:56
nga:Mergim Rreci

Nëse Milani ka vetëm një barazim dhe të gjitha fitore në Serie A dhe kryeson kompeticionin përkrah Napolit, në Champions League ata janë ende në zero.

Trajneri Stefano Pioli thotë se do të jetë një finale e vërtetë për ekipin e tij, ndeshja e nesërme ndaj Portos.

“Ne kemi zero pikë në Champions League, por merituam më shumë. Ne do të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar atë nesër. Është një lojë e rëndësishme për ne, një finale e vërtetë”, nisi ai duke i thurë menjëherë lëvdata kundërshtarit, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ne po përballemi me një ekip shumë të fortë, siç u dëshmua në Dragão, shumë i zgjuar në fushë, i cili ka një lojë shumë agresive si për t’u mbrojtur ashtu edhe për të sulmuar. Vetëm me inteligjencë, të përqendruar dhe të vëmendshëm ndaj çdo detaji do të mund të mposhtim FC Porto.”

Pioli nuk pushoi së foluri për diferencën mes performancës së skuadrës së tij në ligë dhe në Champions League.

“Tek Champions ishin detaje. Përveç ndeshjes kundër FC Porto, në të cilën ata ishin më të mirë se ne, ne merituam të fitonim dy ndeshjet e tjera [me Liverpool dhe Atlético Madrid]. Ne i morëm mësimet dhe duhet të veprojmë ndryshe”, vlerësoi ai.

Për sa i përket skuadrës që do të prezantojë dhe duke pasur parasysh se pas ndeshjes ndaj FC Portos, Milan do të ketë një derbi ndaj Interit, trajneri nuk hodhi poshtë dyshimet nëse do të vërë bast për suedezin Ibrahimovic apo për francezin Giroud në front.

/GazetaBlic Sport/