Dy javë pas takimit të tyre të parë në Londër, Chelsea ritakohet me Malmon në Grupin H të Champions League të martën.
Të dy skuadrat përballen në “Eleda Stadion” me kampionët e Evropës që renditen në vendin e dytë në grup pas Juventusit, ndërsa nikoqirët e tyre janë në fund, pa gol apo pikë, përcjell GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, ndeshje ku të dy skuadrat kërkojnë fitoren e madhe. Ky takim zhvillohet në ora 18:45.
Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave.
Malmo: Dahlin, Moisander, Ahmedhodzic, Brorsson; Larsson, Rakip, Innocent, Christiansen, Olsson; Birmancevic, Colak.
Chelsea:Mendy; Azpilicueta, Christensen, Chalobah; James, Jorginho, Loftus-Cheek, Alonso; Mount, Ziyech; Havertz
/GazetaBlic Sport/


