Sporti

Shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

11/02/2021 10:01
nga:Mergim Rreci

Futbollisti në formë, Ardi Shala që bartë fanellën e Ulpianës në Superligën e Kosovës në Futboll, është zgjedhur ‘’Ylli i javës’’ për këtë xhiro.

Mesfushori i ekipit lipjanas dha kontribut të çmueshëm në triumfin e skuadrës së tij ndaj FC Ballkanit, ndeshje kjo në të cilën u përmbys rezultati, përcjell GazetaBlic Sport.

Shala fillimisht shënoi autogol, por në fund u bë hero i ndeshjes, duke e shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, në kohën shtesë.