Unai Emery pretendon se ai “nuk di asgjë” për një kalim të mundshëm në Newcastle për të pasuar Steve Bruce.
Ish-trajneri i Arsenalit aktualisht është duke menaxhuar Villarrealin dhe fitoi Europa League sezonin e kaluar me skuadrën e La Ligës.
Magpies janë ende në kërkim të një trajneri të ri pasi emëruan Graeme Jones si një zgjidhje afatshkurtër, pas shkarkimit të Bruce muajin e kaluar.
Një mori emrash janë lidhur me vendin vakant në St James’ Park dhe sipas Sport1, Emery është në krye të listës së ngushtë të klubit dhe Magpies janë të prirur të bindin 49-vjeçarin që të kthehet në futbollin anglez, transmeton GazetaBlic Sport.
Kontrata e Emery me Villarrealin zgjat deri në vitin 2023 dhe raporti thotë se Newcastle janë të përgatitur të ndahen me një ‘pagesë të lartë’ për ta sjellë spanjollin në verilindje javën e ardhshme, përpara pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.
Megjithatë, kur u pyet për thashethemet që e lidhin atë me një kalim në skuadrën e Premier League, Emery u përgjigj: “E vërteta është se unë nuk di asgjë”.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre ishte gjithashtu në listën e Magpies, por Emery është zgjedhja e preferuar, është raportuar.
Emery pasoi trajnerin legjendar të Arsenalit, Arsene Wenger në vitin 2018, dhe i çoi Gunners në një finale të Ligës së Evropës atë sezon, të cilin e humbën 4-1 ndaj rivalëve londinez Chelsea.
Ai u shkarkua sezonin e kaluar pas një serie rezultatesh të dobëta dhe u zëvendësua nga Mikel Arteta më vonë atë vit.
/GazetaBlic Sport/


