Cristiano Ronaldo është kthyer në Itali, me Manchester Unitedin e tij.
Nesër Djajtë e Kuq do të përballen me Atalantën në Bergamo për xhiron e katërt të Champions League dhe para këtij dueli portugezi iu drejtua rrjeteve sociale për të kujtuar dashurinë e tij për Italinë.
“Rikthimi në Itali, një vend që më ka pritur shumë mirë mua dhe familjen time, një vend fantastik që do të jetë gjithmonë në zemrën time. Unë e di nga përvoja personale se nuk është kurrë e lehtë të luash në Bergamo kundër një ekipi si Atalanta, por ne do të bëjmë absolutisht të pamundurën për të mbajtur vendin e parë në grup. Ky është Champions League dhe ne jemi Manchester United”, shkroi Ronaldo në Instagram.
/GazetaBlic Sport
View this post on Instagram


