Sergi Barjuan, trajneri i përkohshëm i Barcelonës, foli kështu në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kievit.
Barcelona dhe Dynamo Kiev takohen nesër nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
“Barça ka detyrimin të fitojë gjithmonë. Ne mund të respektohemi vetëm duke fituar. Ne kemi nevojë për një fitore që do të na jepte gëzim të madh”, tha fillimisht ai.
“Kam pak kohë në dispozicion, por detyrimi është të marr maksimumin nga të gjithë”, vazhdoi ai.
“Është një nder për mua, nëse do të pyesje një mijë trajnerë nëse do të dëshironin të ishin në vendin tim, të gjithë do të përgjigjeshin po”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


